Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë

Futboll

Alisson: Duhet ta ruajmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e dytë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:34
Portieri i romakëve, Alisson

Portieri i romakëve, Alisson ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në takimin e humbur 2-1 kundër Shakhtar Donetsk.

Braziliani ka pohuar se asgjë nuk ka përfunduar pasi që gjithçka është e hapur dhe se beson në kualifikim.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes Cengiz Underit, por Facundo dhe Ferreyra Fred përmbysën rezultatin dhe triumfuan në takimin 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Bruno Peres ishte lojtari kryesor pasi që disa herë largoi topin nga vija e bardhë e portës. Ai me të vërtetë kishte një ndikim të mirë tek ne”, tha fillimisht Alisson.

“Ne shënuam golin e parë dhe pjesa e parë ishte pothuajse e përsosur, por kur ju i lëni hapësirë Shakhtarit, ata kanë aq shumë cilësi, sa që ju bëjnë të vuani”, tha portieri për Mediaset Premium.

“Natyrisht që 2-1 nuk është rezultati që ne dëshirojmë, por jemi të gjallë dhe mendjet tona shkojnë në ndeshjen e ardhshme në Serie A”.

“Ekipi ynë ka disa vështirësi që kanë të bëjnë me ato momente, por ne duhet ta ruajmë gjakftohtësinë. Le të mos harrojmë se gjysma e parë ishte një performancë e shkëlqyeshme, Shakhtar ka kualitet dhe detajet bënë ndryshimin sonte”, tha Alison.

Theksojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja ekipeve do të luhet më 13 mars në stadiumin Olimpico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat