Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara

Futboll

Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:40
Festimi me Ramos (Getty Images)?

Lëndimet e Toni Kroos dhe Luka Modric, kanë detyruar Zinedine Zidanen që të rikthehet kah Mateo Kovacic.

Mesfushori i Real Madridit ka pasur një ndeshje shumë të mirë në fitoren e Real Madridi te Leganes.

Jo vetëm se kompletoi 96.7 për qind të pasimeve (88 nga 91), por ai ishte i përfshirë në të gjitha golat e Real Madridit të shënuara ndaj Legaqnes në fitoren 3-1.

Ai e filloi aksionin kur shënoi Lucas Vazquez, para se t’i bënte dy lëvizje magjike në golin Casemiros.

Kroati është kthyer të luajë në nivelin e tij, pasi që nuk kishte hapësira në ndeshjet e fundit.

Një paraqitje e tij jo edhe aq e mirë kundër Barcelonës në shtëpi, kishte bërë që tifozët jo pak ta sulmojnë.

Kovacic mund që gjatë verës të ndërrojë ekip pasi kërkon më shumë hapësira për të luajtur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat