“Pogba nuk është lojtar i klasit botëror, sepse ju lë vetëm”

Futboll

“Pogba nuk është lojtar i klasit botëror, sepse ju lë vetëm”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:21
Pogba

Legjenda e Chelseat, Damien Duff insiston se Paul Pogba nuk është lojtar i klasit botëror

Paraqitjet e dobëta të Paul Pogbas në ndeshjet e fundit kanë bindur Damian Duff që francezi nuk është futbollist i klasit botëror.

Ai tha se Pogba nuk ka aftësi mbrojtëse, nuk e nuhat rrezikun dhe ju lë vetëm.

“Mendoj se Pogba ka aftësi të klasit botëror, por nuk është lojtar i klasit botëror. Sepse ai ju lë vetëm”, tha fillimisht Duff për TV3.

“Ai nuk e ka mentalitetin mbrojtës, nuk e nuhat rrezikun dhe lejon të shënohen gola”.

Për shkak të paraqitjeve jo të mira, Pogba në ndeshjet e fundit ka humbur vendin në formacionin e parë të Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat