Shou nga Mourinho, përqafon gazetarin pasi i bëri pyetjen e duhur

Futboll

Shou nga Mourinho, përqafon gazetarin pasi i bëri pyetjen e duhur

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:36
?Jose Mourinho

?Jose Mourinho ka qenë shumë i lumtur kur është pyetur për mesfushorin Scott McTominay dhe për këtë ka përqafuar gazetarin e BT Sport, Des Kelly

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka bërë një veprim shumë interesant pas barazimit ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Ai ka përqafuar gazetarin e BT Sport, Des Kelly, pasi ai e kishte pyetur për mesfushorin fantastik, Scott McTominay.

“Paraqitja e Scott McTominay? A mundem të përqafoj? Faleminderit për pyetjen. Ish më përpara në konferencë për media dhe pyetjet ishin për Pogban. Pyetjet duhet të jenë për djaloshin”, tha fillimisht Mourinho.

“Mendoj se ai ishte fantastik, ai bëri gjithçka mirë. Ai bëri shumë presion në Banegan, që ishte e rëndësishme të mos e lejonim të luante. Ai ishte gjithnjë rehat, duke ruajtur pozicionin. Ai ishte brilant”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat