Perez e dëshiron jashtë skuadrës së parë këtë lojtar të Realit

Futboll

Perez e dëshiron jashtë skuadrës së parë këtë lojtar të Realit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:32
Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk është fans i Keylor Navas dhe e dëshiron atë jashtë skuadrës së parë

Florentino Perez ka vendosur që Keylor Navas nuk do të jetë portier i parë i Real Madridit sezonin e ardhshëm, shkruan Don Balon.

Spanjolli nuk ka qenë asnjëherë fans i tij dhe gabimet e shpeshta këtë sezon e kanë bindur atë për të transferuar një portier të ri.

Dëshira kryesore e tij është portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, por në rast se dështon ai, atëherë opsion i dytë është portieri i Sevillas, Sergio Rico.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat