Alisson: Roma ende gjallë

Futboll

Alisson: Roma ende gjallë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:18
Alisson

Portieri i Romës, Alisson beson se Roma ende ka mundësi për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane, Roma është mposhtur 2:1 nga Shakhtar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në udhëtim.

Portieri brazilian, Alisson thotë se ky nuk është rezultati që donin, por janë ende në garë.

“Ne shënuam golin e parë dhe e mbyllëm pjesën e parë gati në mënyrë perfektë. Por, kur ju i lejoni aq hapësirë një skuadër si Shakhtar, atëherë ata të dënojnë”, tha braziliani për Mediaset Premium.

“Faktikisht 2:1 nuk është rezultati që donim, por ne jemi ende në garë dhe tashmë mendjet tona janë të ndeshja e radhës në Serie A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat