Zyrtare: Ish-ylli i Milanit dhe Interit bëhet me skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Ish-ylli i Milanit dhe Interit bëhet me skuadër të re

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Sulley Muntar

Deportivo La Coruna e ka transferuar edhe zyrtarisht ish-mesfushorin e Interit dhe Milanit, Sulley Muntarin, deri në fund të këtij sezoni.

Lajmi është bërë i ditur nga Deportivo përmes një komunikate në uebsajtin e saj.

Muntari është transferuar te klubi spanjoll si transfer i lirë, pasi kishte mbetur pa klub që prej largimit nga Pescara verën e kaluar.

Mesfushori 33-vjeçar ribashkohet kështu me Clarence Seedorfin, me të cilën ka luajtur futboll dhe është trajnuar në Milan nga 2012 deri më 2014.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat