Sulmohet me thikë trajneri Gjoka

Futboll

Sulmohet me thikë trajneri Gjoka

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Sulmohet me thikë trajneri Gjoka

Një person i maskuar me kapuç ka tentuar të sulmojë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore, ndërsa Gjoka ia ka dalë t’i shmanget agresorit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që po marrin dëshminë e trajnerit të Vllaznisë, ndërsa kanë shoqëruar edhe 2-3 persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Pak muaj më parë, Gjoka u kërcënua me jetë nga persona të paidentifikuar në Shkodër, ngjarje të cilën tekniku u mundua ta mbajë në hije dhe të mos japë detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat