Hazard ka zbuluar se cili është pozicioni i tij

Futboll

Hazard ka zbuluar se cili është pozicioni i tij

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Hazard ka zbuluar se cili është pozicioni i tij

Eden Hazard ka zbuluar se cili është pozicioni i tij i preferuar në fushën e lojës. Belgu është aktivizuar si një nëntë false në javët e fundit nga trajneri Antonio Conte pas dëmtimit të pësuar nga Alvaro Morata. Por ylli i Chelsea-it mendon se aktivizimi në qendër të sulmit nuk i jep mundësinë të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë karakteristikat e tij.

Pas barazimit 1-1 të marrë kundër Barcelona-s në Champions, ai ka thënë: “Në atë pozicion e kam të pamundur të marr shumë topa. Mund ta kem prekur topin 25 herë atë mbrëmje dhe 15 prej tyre kanë shkuar sipër kokës time. Nuk mund t’i shfrytëzojë cilësitë e mia në këtë mënyrë. Kam fituar disa duele në ajër me Pique dhe kjo është një gjë e mirë”.

“Por, nëse do të më duhej të zgjidhja, do të preferoja të luaja siç kam bërë në 10 minutat e fundit të ndeshjes, si sulmues krahu. Por është trajneri që ka fjalën e fundit. Unë ndihem më mirë në krah, aty është vendi im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat