Reali ka një plan për transferimin e De Bruyne, gati të thyhet rekordi botëror

Futboll

Reali ka një plan për transferimin e De Bruyne, gati të thyhet rekordi botëror

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 06:42
De Bruyne (Foto: Getty Images)

Kevin De Bruyne është njëri nga futbollistët me formën më të mirë në botë.

Ylli belg i Manchester Cityt ka shkëlqyer këtë edicion me gola e asistime të shumta.

Kjo ka bërë që pas tij të vihet kampioni aktual i Evropës, Real Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Don Balon’, madrilenët kanë në plan të thyejnë rekordin botëror për transferime.

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 250 milionë euro me bonuse për transferimin e De Bruyne.

Edhe pse duket e vështirë se City do të heqë dorë nga ylli i tyre kryesor, madrilenët pritet të provojnë transferimin e De Bruynes në verë.

Në rast se mbyllet me sukses ky operacion i ‘Los Blancos’, atëherë De Bruyne do ta thyente rekordin e Neymarit dhe do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori.

26-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Cityn deri në qershor të vitit 2022.

Në 39 ndeshje në të gjitha garat, belgu ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 19 asistime për bashkëlojtarët e tij.

De Bruyne iu bashkua Cityt në verën e vitit 2015 nga Wolfsburgu për 76 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat