Shorti në Nyon, “të voglat” e Europës njohin kundërshtarët

Futboll

Shorti në Nyon, “të voglat” e Europës njohin kundërshtarët

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Hidhet sot në Nyon të Zvicrës, në orë 13:00, shorti për 1/8- at e Europa League. Shorti do të jetë i lirë dhe nuk ka asnjë kufizim, pasi të gjitha ekipet do të jenë në të njëjtën vazo.

Goglat e Nionit do të përcaktojnë çiftet e turit të ri ku nuk parashikohen koka serie dhe mund të peshkohen edhe skuadra nga i njëjti shtet. Hedhja e shortit do të transmetohet drejtpërsëdrejti në të gjitha llogaritë e UEFA-s në rrjetet sociale “Instagram”, “Facebook” dhe “Twitter”.

Megjithëse datat s’janë përcaktuar ende përfundimisht, ndeshjet do të luhen mes të enjteve të 8 dhe 15 marsit në orët 19:00 dhe 21:05. Kalendari zyrtar do të bëhet i njohur, pasi shorti me skuadrat që do të shortohen të parat do të duhet të luajnë takimet e para në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat