A i duhet Ardian Kozniku përfaqësueses së Kosovës?

Futboll

A i duhet Ardian Kozniku përfaqësueses së Kosovës?

Nga: Fetah Veliu Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:33
Ardian Kozniku

Me shkas

Ardian Kozniku një futbollist i formuar dhe i zhvilluar në futbollin e Kosovës, në grupmoshat, pastaj te seniorë të Vllazënimit, më vonë në Prishtine dhe jashtë Kosovës, në Hajduk të Splitit, Dinamo të Zagrebit dhe disa klube evropjane, SC Cannes në Francë, si dhe përfaqësues i kombëtares kroate dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Francës 1998.

Ardian Kozniku, kurrë më së shumti iu deshtë futbollit të Kosovës, gjatë pavarësimit, ai pa ngurrim, pa hezitim iu përgjigj ftesës që të jetë ndër pionierët e formimit të përfaqësueses së Kosovës dhe pjesëmarrjes në ndeshjen historike të vitit 1993, në ndeshjen me kombëtaren e Shqipërisë, edhe pse rrezikoi karrierën e tij profesionale, duke qenë në kontratë me klubin e Hajdukut dhe përfaqësueses së Kroacisë, por ai zgjodhi  mbi gjithash te ndihmojë vendin e vet, pavarësimin e futbollit të Kosovës!

Tani, pas 15 viteve, shtrohet pyetja, ku është konsiderata e personazheve meritor dhe mbi gjithash të vlerave profesionale, të kalibrit të Ardianit, i cili nëpër të gjitha periudhat që ka kaluar futbolli i Kosovës, është në dimension dhe arritje më të lartë të përgatitjes, te meritave dhe vlerave të Kosovës, evropiane dhe botërore se sa të gjithë futbollistët e periudhës, gjeneratës së tij?

E di se ky shkrim, ndoshta nuk do ta ndihmoj Ardianin, kundrejtë drejtuesve te federatës, të cilët nuk me kanë oponent dhe kredi të tyre të vlerave futbollistike, por besoj thellë së opinioni i gjerë futbolldashës, ai që i përket vlerave dhe të mirave të avancimit të futbollit të Kosovës, do të më kuptojnë, për thirrjen dhe të dhënat origjinale dhe të natyrshme për prezantimin e personalitetit të Ardianit!

Prandaj, unë do të isha njeriu, ma fatkeq dhe më i përjashtuar nga elozha dhe respekti për drejtues të federatës së futbollit, por lus që kjo të mos i ndodh njeriut që është me vlera të larta njerëzore dhe sportive, në të gjitha periudhat që ka kaluar futbolli i Kosovës, figura e njeriut dhe sportit të Kosovës dhe evropian Ardian Kozniku! Kërkoj që unë të jem gabim, por mos të gabojnë drejtuesit e federatës me anashkalimin e Ardianit, dhe të përcaktohen për kuadrat jashtë punëtorëve të Kosovës të futbollit dhe të kthehen në vlerat e personalitetet, figurës së Ardian Koznikut, për përzgjedhës unifikues dhe profesional i përfaqësueses së Kosovës!!!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat