Interi mbështet Spallettin

Futboll

Interi mbështet Spallettin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Spalletti është në pozitë delikate (Getty Images)

Drejtuesit e Interit i kanë dhënë mbështetje trajneri Luciano Spalletti dhe nuk pritet ta largojnë edhe përkundër rezultateve të padëshiruara.

Interi nuk ka ndërmend të humbasë trajnerin Luciano Spallettin.

Besimin ndaj trajnerit e ka konfirmuar Administratori i Deleguar i klubit zikaltër, Alessandro Antonello në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Drejtuesi italian ka theksuar se 58-vjeçarit nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja nga ana e shoqërisë.

Sipas tij diçka e tillë do të mbetet e pandryshueshme edhe në të ardhmen, përcjell SS.

Antonello mendon ka ardhur momenti që të gjithë në klub të bëjnë përpjekjet maksimale për të dalë nga kriza dhe për të arritur objektivat që zikaltrit kanë.

Ndryshe, Interi është në një fazë negative të rezultateve, ku nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore.

Ndeshja e së shtunës ndaj Beneventos në shtëpi dhe ajo e javës së ardhshme në udhëtim për derbin ndaj Milanit janë kruciale për të ardhmen e trajnerit dhe klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat