Pse po i frikohen Ardian Koznikut?

Futboll

Pse po i frikohen Ardian Koznikut?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:48

Debate

Po flitet e po shkruhet për një përzgjedhës të ri që do të emërohet në krye të përfaqësueses së Kosovës.

Nuk është emri i Ardian Koznikut, por i një SCAUTI të grupmoshave të reja, i një emri që nuk e ka përvojën ndërkombëtare, i një emri që në CV-n dhe biografinë e tij, nuk figurojnë rezultate të kënaqshme.

Për një dekadë përfaqësuesja jonë pati përzgjedhësin e pa përvoje, me dije dhe profesionalizëm të kufizuar z. Bunjaki.

Por z. Bunjaki për dallim nga z. Bernard Challandes, kishte dashurinë për vendlindjen e vet, çka këtë dashuri nuk e kanë trajnerët që do vijnë.

Në krahasim me ish përzgjedhësin Bunjaki dhe të propozuarin nga Vokrri Challandes, Ardian Kozniku në të gjitha pikëpamjet është shumë më i avancuar, është një punëtor i madh me një profesionalizëm të trendit botëror dhe me një dashuri të madhe për përfaqësuesen e vendlindjes së tij që dha shumë për të, sidomos kur futbolli i Kosoves përjetonte vitet më të vështira në histori.

Askush nuk duhet ti frikohen (as vetë krerët e FFK-së) kualitetit dhe përvojës së Koznikut, por për këtë duhet ti jepet rasti dhe të tregoj potencialin e vet karshi potencialit të futbollistëve që kem për momentin. Nëse veç krerët e federatës kanë vendosur të sjellin përzgjedhës nga jashtë me emër jo shqiptar, atëherë le të sjellin një emër të njohur që ka udhëhequr kombëtare të njohura e jo SCAUT të grupmoshave të reja, sepse kjo do i bijë si hajgare me opinionin futbolldashës të Kosovës apo po e sillni me marrëveshje për përfitime personale e kjo do i binte kështu, vazhdon “kumaria” në perfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ardian Kozniku, është opsioni më i mirë për momentin për të udhëhequr përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Pra, Fadil dhe të tjerët, mos u frikoni nga kualiteti, përvoja, puna dhe profesionalizmi i Koznikut, mos ikni nga ai, por ofroni atë, së paku për hir të opinionit futbolldashës që do e pritnin krahëhapur.

Autori është ish futbollist i Dritës dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat