Në Korçë luhet sfida e ish-ëve, 5 me 1 për Skënderbeun

Futboll

Në Korçë luhet sfida e ish-ëve, 5 me 1 për Skënderbeun

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu e pret Partizanin të shtunën në Korçë, takim i cili do të luhet në orën 17:00. Pritet një duel i fortë në fushën e lojës, për vetë antagonizmin që i ka shoqëruar të dyja klubet në sezonet e fundit.

Dueli i 116-të në historinë e dy skuadrave do të jetë edhe një përballje ish-ësh, ku rezultati anon ndjeshëm nga korçarët, 5:1. Emiljano Vila është ish-i i fundit i Partizanit, që i është bashkuar Skënderbeut, ku aty ka gjetur edhe dy portierët, Orges Shehi dhe Mario Dajsinani, si dhe Gjergji Muzakën me Tefik Osmanin.

Ndërsa Gerhard Progni mbetet ish-i i vetëm i Skënderbeut në radhët e kryeqytetasve. Mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të ketë fatin të ndëshkojë ish-ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat