19,5 milionë £ në sezonë, kontrata e sheikut për Guardiolan

Futboll

19,5 milionë £ në sezonë, kontrata e sheikut për Guardiolan

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:48
Pep Guardiola

Pep Guardiola është gati të pranojë një zgjatje të kontratës që mund ta mbajë atë në Manchester City deri në vitin 2021.

Marrëveshja e re e cila duket që është arritur pas më shumë se 4 muajve bisedime, bën që paga vjetore e Guardiolas nga 16 milionë funte të shkoj në 19,5 milionë funte.

Kontrata e Guardiolës do të skadojë pas sezonit të ardhshëm dhe pronari i Cityt ka deklaruar se ai do ti ofrojë zgjatje të kontratës.

Ndryshe trajneri spanjoll ishte bashkuar me klubin anglez në vitin 2016 dhe tani është në finale të Kupës së Ligës kundër Arsenalit, ku mund ta fitojë trofeun e parë me këtë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat