Fazliu: Nuk ka mungesa

Futboll

Fazliu: Nuk ka mungesa

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:10
Astrit Fazliu

Sulmuesi i Dritës, Astrit Fazliu, shpreson në rezultat të favorshëm kundër Llapit nga Podujeva, në ndeshjen që luhet të dielën në orën 13.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kjo është ndeshje e vlefshme e javës së 20-të në elitën e futbollit. “Kemi shumë ndeshje që nuk kemi humbur dhe shpresoj edhe këtë javë të jemi të pamposhtur”, theksoi Fazliu për gazetën kombëtare "Bota sot".  Ai tregon se ku janë përparësitë e Dritës: “Jemi të kompletuar, nuk ka mungesa, ndërsa përparësi kemi, pasi tash kemi filluar ta kuptojmë njëri-tjetrin mirë dhe loja jonë ka filluar të reflektoj”. A do të ishit të kënaqur edhe me një pikë dhe a jeni në presion të kësaj sfide? “Nuk jemi të kënaqur me një ekip sepse jemi në garë për titull. Ne shkojmë për 3 pikë”, përgjigjet Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat