Çfarë përfaqëson fjongo e verdhë e Guardiolas dhe pse ai mund të dënohet për këtë?

Futboll

Çfarë përfaqëson fjongo e verdhë e Guardiolas dhe pse ai mund të dënohet për këtë?

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:14
Pep Guardiola

Pep Guardiola është zyrtarisht në telashe.

Federata e Futbollit të Anglisë, ka hapur rast kundër trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, për përçimin e mesazheve politike gjatë një ndeshje të futbollit.

Trajneri 50-vjeçar, në ndeshjet e fundit në Premierligë dhe në Evropë, ka mbajtur një fjongo në pallton e tij?

Por çfarë përmban shiriti i verdhë i Pep Guardiolas?

Guardiola në ndeshjet e fundit në Premierligë dhe në Evropë, ka mbajtur një fjongo në pallton e tij për t’u dërguar mbështetjeve politikanëve nga Katalonia të arrestuar nga shteti spanjoll pas shpalljes së pavarësisë së këtij regjioni.

Duke folur për këtë situatë, Guardiola kishte thënë: “Unë shpresoj që politikanët që janë në burg të lirohen sa më parë dhe t’u bashkohen familjeve të tyre”.

“Nëse ajo mund të ju ndodhë atyre, mund të na ndodhë edhe neve, që mund të japim ndonjë opinion”.

Nuk mund të injorojmë këta 11 politikanë apo aktivist, të cilët nuk kanë lënduar askënd dhe janë në burg vetëm shkaku i votës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat