Limani: Udhëtojmë për të luftuar në Podujevë

Futboll

Limani: Udhëtojmë për të luftuar në Podujevë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:13
Ardian Limani

Ardian Limani prej futbollistëve më luftarakë në petkun e Dritës, është optimistë para kryendeshjes me Llapin nga Podujeva, që luhet të dielën (13.00). “Si çdo ndeshje tjetër edhe kjo e radhës do të jetë një ndeshje e komplikuar, marrë parasysh se ndaj kujt do të përballemi, por ne do të udhëtojmë për të luftuar deri në fund që të marrim tri pikët, por rezultat pozitiv do të ishte edhe një barazim! Forca e ekipit padyshim se është grupi, jemi shumë të bashkuar dhe të gjithë e ndjejmë aromën e suksesit!”, tha Limani për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat