Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin

Futboll

Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Juventus

Bernardeschi nuk mund të paraqitet kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Anësori i talentuar italian, Federico Bernardeschi, do ta humbasë sfidën kthyese që Juventusi e zhvillon me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve, pasi lëndimi në gju është shumë më serioz se që u mendua.

Ish asi i Fiorentinas mori goditje të rëndë në fund të ndeshjes me Torinon, ku Juve fitoi 1-0.

Mediat italiane raportojnë se 24 vjeçari ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe është e pamundur që të jetë gati për sfidën e 7 marsit kundër Tottenham Hotspur.

Lajmi i mirë është se Paulo Dybala ka lënë prapa lëndimin, ai u paraqit për disa minuta në sfidën e fundit dhe pritet ta zë vendin e Bernardeschit.

Juventusi duhet të përmbysë gjithçka në “Wembley” pasi rezultati nga ndeshja e parë 2-2 aktualisht e kualifikon klubin anglez në çerekfinale të Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat