Wenger “minimizon” rolin e Guardiolës: Suksesi i lojtarëve, jo i tij…

Futboll

Wenger “minimizon” rolin e Guardiolës: Suksesi i lojtarëve, jo i tij…

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:58
Arsene Wenger dhe Pep Guardiola

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger hodhi poshtë sugjerimet se Pep Guardiola “e ka ngritur barin” në futboll gjatë dekadës së fundit. Manchester City i Guardiolës është në rrugë të mbarë për të fituar Premier League dhe do të përballet me të besuarit e Wenger në finalen e “Carabao Cup”.

Spanjolli ka gëzuar shumë sukses me lojtarët e Barcelonës dhe Bayern Munich gjatë karrierës së tij si trajner, duke përfshirë edhe fitoren e dy titujve të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kur u pyet nëse Guardiola “e kishte ngritur barin”, Wenger ka hedhur poshtë ndikimin e 47-vjeçarit.

 “Jo, sepse ju e gjykoni në Barcelonë, por katalanasit janë ende ekipi më i mirë në Europë, – tha ai për gazetarët në Mbretërinë e Bashkuar. – Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar me rekrutimin e lojtarëve më të mirë në një numër të vogël klubesh. Ne, si trajnerë, mund të japim filozofinë tonë, por kjo lojë iu takon lojtarëve, sepse rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë”.

Arsenali ka fituar trofe në secilin prej katër sezoneve të fundit, duke përmendur “FA Cup” (2014, 2015 dhe 2017) dhe “Community Shield” (2014 dhe 2015). Wenger beson se suksesi i skuadrës së tij në këtë sezon llogaritet me atë që do të arrijë kundër Manchester City, në “Wembley”. 

“Kur të arrini një rrugë kaq të gjatë, pra shkoni në finale, ju nuk dëshironi ta humbisni, – shtoi francezi. – Ju doni ta fitoni, në fund të ditës duhet të jeni të ftohtë, sepse Manchester City dominon ligën, në krye të të gjithëve, dhe kështu ndoshta ne jemi më të dobët sesa në gjysmëfinalen e “FA Cup” (sezonin e kaluar, të cilën Arsenali e fitoi 2-1). Ne kemi ndoshta të meta, por duhet të besojmë në cilësinë tonë. Historia, fakti që e kemi bërë edhe më parë, tregon pse të mos e bëjmë përsëri?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat