Reali vazhdon me fitore, Ronaldo me gola

Futboll

Reali vazhdon me fitore, Ronaldo me gola

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:13
Ronaldo

Ndeshja me Deportivo Alavesin vërtetoi edhe një herë se Real Madrid është kthyer në formën më të mirë.

‘Los Blancos’ në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas, kanë mposhtur me rezultat 4:0 Alavesin në ‘Santiago Bernabeu’, për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

Në sfidën e Bernabeut, ishte sërish Cristiano Ronaldo që mori vëmendjen me dy gola të bukur të shënuar, për të dëshmuar se forma e fillim sezonit ishte diçka e përkohshme, dhe shënimi i golave është diçka që do ta bëjë përherë.

Megjithatë, për të parë golin e parë në Bernabeu u prit deri në minutën e 44’, kur Benzema me një asistim me thembër nxori mirë Ronaldon, që shënoi për 1:0.

Një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Bale dyfishoi epërsinë. Edhe te ky gol, asistues ishte Benzema.

Golin e tretë e realizoi Ronaldo,që shënoi një “penallti” në lëvizje pas një topi të mirë që pranoi nga Lucas.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Benzema, duke shënuar në fund të ndeshjes nga pika e bardh e penalltisë.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e tretë me 55 pikë, katër më pak se Atletico dhe 11 larg Barcelonës.

Xhiron e ardhshme skuadra e Zinedine Zidana udhëton në Kataloni, për t’u ndeshur me Espanyolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat