Inter, Spalletti: Skuadra nuk është e qetë

Futboll

Inter, Spalletti: Skuadra nuk është e qetë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Luciano Spalletti

Interi mori tre pikë të vlefshme ndaj Beneventos për moralin dhe klasifikimin, por paraqitja e zikaltërve në San Siro la për të dëshiruar.

Këtë gjë e pranon edhe vetë trajneri Luciano Spalletti: “Skuadra nuk është e qetë, duket qartë. Kjo për shkak të pritshmërive që u krijuan në fillim”.

“Në këtë moment nuk po reagojmë fort, nuk po tregojmë personalitet. Nga ana tjetër, edhe pse gabuan shumë, këta djem luajtën me zemër, edhe pse janë të hutuar”, shtoi Spalletti.

Interi aktualisht renditet në vendin e tretë të Serisë A, me 51 pikë dhe me një ndeshje më shumë se Roma dhe Lazio, të cilat e ndjekin me 1 dhe 2 pikë diferencë respektivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat