Raiola ka gati “Planin B” për Pogba nëse United heq dorë nga francezi

Futboll

Raiola ka gati “Planin B” për Pogba nëse United heq dorë nga francezi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:53
Paul Pogba

Mesfushori francez Paul Pogba mund të largohet që në verën e ardhshme nga Manchester United nëse marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho do të vazhdojë të jetë e tendosur, siç ka qenë javët e fundit. Lojtari i kushtoi 105 milionë euro “djajve të kuq” dy vite më parë (erdhi nga Juventusi), por duket se “muaji i mjaltit” ka përfunduar dhe divorci është shumë pranë. Duke parë situatën e krijuar, në lëvizje për të sistemuar gjërat është vënë menaxheri i tij Mino Raiola, që po lëviz gurët për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për Pogba.

E përditshmja britanike “The Sun” shprehet se Raiola ka nisur bisedimet me drejtuesit e Real Madrid për të tranferuar aty Pogba verën e ardhshme edhe pse Pogba ka një klauzolë me vlerën e 60 milionë eurove.

Burime nga klubi i United shprehen se Pogba e ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë më atë, për sa kohë do të jetë edhe Mourinho. Por trajneri portugez ka një kontratë me United deri në vitin 2020, ndaj vështirë se mund të largohet. Ndaj, largimi i francezit duket i paevitueshëm, pasi tashmë nuk e ka të sigurt edhe një vend si titullar te skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat