Skuadra e reprezentuesit të Kosovës barazoi me Elazigspor-in

Futboll

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës barazoi me Elazigspor-in

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:59
Vedat Muriqi

Skuadra e Rizespor-it llogaritej se do të fitoi pa ndonjë problem, por i hasi sharra në gozhdë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Elazigspor-in, në ndeshjen e javës së 24-të të Ligës së Dytë të Turqisë. Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar për Rizespor-in, por nuk arritën më shumë se një pikë, edhe pse ishin afër triumfit. Samadio në minutën në minutën e 12-të realizoi për 1:0, por Elazigspor barazoi në çastet e fundit me golin e Horas nga penalltia.  Rizespor kryeson renditjen me 45 pikë, ka një më shumë se Umraniyespor dhe Elazigspor është i shtati me 35 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat