Shqiptarët e Grashoppersit me të mirë se FC Zurich, Kryeziu asistoi për Luzernin

Futboll

Shqiptarët e Grashoppersit me të mirë se FC Zurich, Kryeziu asistoi për Luzernin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:10
Pamje nga ndeshja e sotme

Grasshoppersi fiton me 1:0 derbin e 249-të kundër Zurich-ut, në kampionatin zviceran. Bujar Lika luajti i plotë, kurse Nedim Bajrami u zëvendësua pas 10 minutave lojë, ndërsa Gjelbrim Taipi u aktivizua nga minuta e 82-të për fitoren e Grasshoppersit. Ndërkaq, Izer Aliu luajti i plot për Zurich-un, por nuk ia dalin ta shkëpusin një pikë në derbi. Në këtë ndeshje si anësori i dytë ka qenë edhe gjyqtari Bekim Zogaj. Jefren në minutën e 16-të siguroi fitoren e vendasve.

Në minutën e 72-të, Brunner u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë Zurich-un me një lojtar me pak. Grasshoppers-i është në vend të shtatë me 30 pikë, ka dy me pak se Zurich në pozitën e katërt pas 23 javësh. Lika është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 28-të, por është i kënaqur me fitoren e madhe. Jetmir Krasniqi u paraqit nga minuta e 77-të për Luganon por si udhëtues pësuan humbje me rezultat 3:0 nga St. Galleni, kurse Hekuran Kryeziu e Idriz Voca me Luzernin e mposhtën me 2:1 Thunin.

Schurpf në minutën e 7-të dhe në atë të 32-tën shënoi për Luzernin dhe Joss në atë të 19-tën për Thunin. Schurpf golin e dytë e realizoi duke iu falënderuar asistimit të Kryeziut, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 76-të. Luzerni është në vend të gjashtë me 30 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat