Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus – Atalanta

Futboll

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus – Atalanta

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Pamje nga stadiumi

Është shtyrë ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Atalantas për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Gjyqtari i takimit Mariani në bashkëpunim me kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Toloi të Atalantas kanë vendosur që ndeshja të shtyhet.

Fusha e stadiumit të Juventusit është e mbuluar e tëra më borë dhe nuk ka kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes.

“Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus – Atalanta për një datë të pacaktuar për shkak të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Ende nuk dihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, ose ndonjë ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat