Mourinho: Mposhtëm një ekip shumë të mirë, fitore e merituar

Futboll

Mourinho: Mposhtëm një ekip shumë të mirë, fitore e merituar

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:04
Man United luajti një lojë të madhe në pjesën e dytë (Getty Images)

Jose Mourinho mendon se Manchester Unitedi i tij meritoi fitoren në derbin e javës ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq fituan ndaj Bluve me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës Premier të zhvilluar në Old Trafford.

Kjo fitore e Unitedit erdhi me përmbysje falë golave të shënuara nga Romelu Lukaku në pjesë të parë dhe Jesse Lingard në pjesën e dytë.

Sipas trajneri të Djajve, Mourinho, skuadra e tij luajti mirë në pjesën e dytë dhe e meritoi fitoren ndaj një ekipi që e ka cilësuar si shumë të mirë.

“Mendoj se kemi mundur një ekip fantastik. Për disa arsye, ata ishin kampionët e sezonit të kaluar. Për disa arsye, ata luajtën ashtu siç bënë kundër Barcelonës. Për disa arsye, ata filluan lojën aq mirë sa filluan këtu”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ne mundëm një ekip shumë të mirë dhe ta mundësh një ekip shumë të mirë, ju duhet të organizoheni”.

“Por kjo nuk mjafton, ju gjithashtu duhet të keni një shpirt të përulur ku të gjithë punojnë, të gjithë luftojnë, të gjithë përpiqen të ndjekin një plan të lojës”.

“E përsëris, ne mundëm një ekip shumë të mirë. Ne kemi qenë më të sigurt në pjesën e dytë dhe mendoj se nëse një ekip meritoi fitoren, ai ekip ishim ne”, përfundoi trajneri portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat