Manchester City shkatërron Arsenalin, fiton Carabao Cup

Futboll

Manchester City shkatërron Arsenalin, fiton Carabao Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra e Manchester Cityt fitoi Carabao Cup, pasi që në finale e shkatërroi me rezultat 3:0 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër. Ndeshja u përcoll nga 85671 shikues, por Arsenali nuk tregoi lojën e pritur ndaj liderit të Premier League.

Në minutën e 18-të,  futbollisti Sergio Aguero nga rreth 16-17 metra përballoi portierin Ospina dhe 1:0, ndërsa dy gola tjerë i realizuan Vincent Kompany  (58’) dhe David Silva (65’). Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka u paraqitën standardë për Arsenalin, por nuk e kishin ditën e tyre ndaj ‘milionerëve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat