Conte kërkon VAR-in pasi Moratas ju anulua goli: Duhet t’i menaxhojmë situatat më mirë

Futboll

Conte kërkon VAR-in pasi Moratas ju anulua goli: Duhet t’i menaxhojmë situatat më mirë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Antonio Conte

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, por ka kërkuar më shumë përqëndrim në menaxhimin e rezultatit.

Antonio Conte pas takimit u shfaq në konferencën për shtyp mjaft i zhgënjyer.

Ai tha se ekipi i tij duhet që të menaxhojë më mirë rezultatin në raste tjera, kurse kërkoi implementimin e VAR-it.

“Duhet të jemi të zhgënjyer për rezultatin final. Ekipi duhet t’i menaxhojë situatat më mirë, me pjekuri t’i marrë tri pikët”.

“Anglia është i vetmi vend ku kaq shumë ekipe luftojnë për vendet e para dhe ne duhet të kuptojmë rrezikun e të përqëndrohemi drejt synimeve tona”.

“Anulimi i golit të Moratas ësthë arsyeja pse jam pro implementimit të VAR-it në Ligën Premier”, potencoi Antonio Conte.

Ai shtoi se Hazardin e largoi nga loja në mënyrë që ai të ruajë energjinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat