Ciro Immobile, askush si ai në 84 vitet e fundit

Futboll

Ciro Immobile, askush si ai në 84 vitet e fundit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Ciro Immobile

23 golat e realizuar nga Immobile në këto 26 javë të para të kampionatit italian janë një arritje e madhe. Në fakt, në 60 vitet e fundit vetëm Higuain (24 në sezonin 2015-16) ka realizuar më shumë gola se sulmuesi i Lazio-s pas 26 javëve të para.

Ndërkohë, lojtari i fundit italian që ka shënuar të paktën 23 gola në 26 ndeshjet e para të Serisë A ka qenë ish-sulmuesi i Juventus Felice “Farfallino” Borel, në sezonin 1933-34.

Immobile po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është në garë për të fituar Kupëcën e Artë. Trajneri Simone Inzaghi, në përfundim të ndeshjes së fituar 3-0 në fushën e Sassuolo-s, ka thënë: “Meriton Këpucën e Artë, shpresoj që ta fitojë dhe të vazhdojë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat