Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushë duke qarë

Futboll

Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushë duke qarë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 00:15
Neymar u largua nga fusha me barrelë në minutën e 77-të pas lëndimit në nyje.

Paris Saint Germaini fitoi derbin ndaj Marseilles mer rezultat 3-0, por humbi Neymarin.

Braziliani u largua nga fusha me barrelë në minutën e 77-të pas lëndimit në nyje.

Image
Neymar duke lëshuar fushën (Foto: Get French Football – Twitter)

Neyamr lëshoi fushën mes lotëve, duke i frikësuar të gjithë tifozët e klubit francez me mungesën e tij të mundshme në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Ish-ylli i Barcelonës ka qenë një nga lojtarët më të mirë të PSG-së këtë sezon dhe mungesa e tij në ndeshjen e 6 marsit do të thoshte shumë.

Image
Reagimi i presidentit të PSG-së, Al Khelaifi pas lëndimit të Neymarit (Foto: Get French Football – Twitter)

Ndeshja parë mes Realit dhe klubit parisien kishte përfunduar 3-1 për Los Blancos.

Pas 27 xhirove PSG-ja në Ligue 1 renditet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Monaco me 57.

Image
Tani gjithë tifozët kanë filluar të kritikojnë Unai Emery se duhej të largonte Neymarin nga loja shumë më herët (Foto: Get French Football – Twitter)

Neymar në kampionatin elitar francez ka 19 gola dhe 13 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat