Buffon: E kam marrë vendimin

Futboll

Buffon: E kam marrë vendimin

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:09
Gianluigi Buffon

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka vendosur se çfarëdo të bëjë pas këtij sezoni, por insiston se do ta zbulojë atë, siç thotë ai, vetëm kur të vijë koha.

Portieri italian do të mbetet pa kontratë me Juventusin në fund të këtij sezoni dhe fillimisht kishte planifikuar t’i varte dorezat.

Ka pasur thashetheme në javët e fundit se ai do të vazhdojë të luajë dhe edhe pse vendimin thotë ta ketë marrë, nuk do ta bëjë publik ende.

“E vetmja gjë që duhet ta bëj tani është të përqendrohem në përfundimin e sezonit”, ka thënë Buffon për Tiki Taka.

“Ajo çfarë mund t’ju them është se jam i sigurt dhe shumë i lumtur me zgjedhjen time, bashkë me klubin, por do ta bëj publik kur të vijë koha”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat