Mauro Icardi jashtë Botërorit! - Bota Sot
Mauro Icardi jashtë Botërorit!

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Mauro Icardi jashtë Botërorit!

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:03
Mauro Icardi

Ndërsa Mauro Icardi përgatitet për derbin e Madonninës me Milanin, që do të luhet të dielën, nga Argjentina vijnë lajme jo shumë të këndshme që kanë të bëjnë me Botërorin e Rusisë së këtij viti.

Sipas “Fox Sports”, sulmuesi i skuadrës së Interit me shumë gjasa nuk do të jetë në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike.

Gjithnjë sipas “Fox Sports”, trajneri i nënkampionëve të botës, Jorge Sampaoli tashmë e ka marrë vendimin e tij për të lënë jashtë Kupës së Botës Mauro Icardin dhe dy janë arsyet. E para ka të bëjë me rendimentin e Icardit me fanelën e Argjentinës, të cilin Sampaoli e ka vlerësuar me nota negative.

Arsyeja e dytë që ka ndikuar edhe më shumë në vendimin e trajnerit të bardhekaltërve lidhet me raportet aspak miqësore që Icardi ka me disa prej lojtarëve të tjerë të Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test