Hazard “tronditë” Chelsean me vendimin e ri

Futboll

Hazard “tronditë” Chelsean me vendimin e ri

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:01
Eden Hazard

Eden Hazard ka refuzuar kontratën e re nga Chelsea, për të pritur ofertën nga Real Madrid.

Ylli belg, Eden Hazard është duke refuzuar që të vazhdojë kontratën me Chelsean, e cila skadon në verën e vitit 2020.

Atij i është ofruar kontratë e re me 1.4 milionë euro në muaj, apo e thënë ndryshe 16.5 milionë euro në sezon.

Por mediat spanjolle raportojnë se Hazard ka refuzuar këtë kontratë, pasi është duke pritur ofertë nga Real Madrid.

Lojtari thuhet se është në planet e Zinedine Zidane, i cili ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat