Surpriza, Tottenham-Juventus do të jetë falas

Futboll

Surpriza, Tottenham-Juventus do të jetë falas

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja e parë

Ndeshja mes Tottenham dhe Juventus, e vlefshme për kthimin e 1/8-ve të Champions League, do të transmetohet pa pagesë. Takimi do të jepet nga Canale 5 në orën 20:45 të mërkurën e ardhshme. Sandro Piccinini dhe Antonio Di Gennaro do të jenë dy telekronistët që do të komentojnë takimin që do të luhet në “Wembley”. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 2-2 pasi Juventus ka kaluar në avantazh të dy golave. Gjithashtu, Gonzalo Higuain ka humbur një penallti në fundin e pjesës së parë që mund të kishte çuar shifrat në 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat