Thaçi: Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore

Futboll

Thaçi: Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore

Nga: A.M. Më: 2 mars 2018 Në ora: 14:11
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për trajnerin e ri të Bernard Challandes të përfaqësueses së Kosovës.

Thaçi në postimin e tij në Facebook i ka shprehur mirënjohje Albert Bunjakut, për të cilin ka thënë se  ka ndërtuar një ekip me potencial të madh.

Postimi i plotë:

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore. I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh. Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat