Sane, “Messi” i Man City

Futboll

Sane, “Messi” i Man City

Më: 3 mars 2018 Në ora: 07:31
Leroy Sane

Leroy Sane është përfshirë direkt në 27 gola për Manchester Cityn këtë sezon (12 gola, 15 asiste – 11 prej tyre në Premierligë).

Leroy Sane është një ndër lojtarët më të përdorur nga Pep Guardiola te Manchester City këtë sezon. Gjermani po dhuron spektakël çdo ndeshje.

22 vjeçari i talentuar ka realizuar 12 gola (8 prej tyre në Premierligë) si dhe ka dhuruar 15 asistime (11 prej tyre në Premierligë), në 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

Sane ditë më parë zbuloi se Pep Guardiola i ka kërkuar që të luajë si argjentinasi, Lionel Messi, pasi sipas ish trajnerit të Barcelonës, 22 vjeçari ka karakteristika të pesë herë fituesit të Topit të Artë. Në fakt, ai ka edhe nofkën “Messi i Manchester City”.

“Pep më ka thënë të luaj me të njëjtën liri si Messi, jo fiks si Messi pasi është e pamundur. ‘Luaj lirisht si Messi, argëtohu!”, ishte shprehur Sane.

Gjermani në fakt ka nisur të luajë si Messi, megjithëse askush nuk mund të luajë bash si Messi.

Në fitoren 3-0 të Manchester City kundër Arsenalit në kuadër të Premierligës, Sane ishte i përfshirë në tre golat, kurse njërin e realizoi vetë.

Ajo që i ra në sy të gjithëve dhe që vazhdon të diskutohet është magjia e Sanes te goli i parë, i cili bëri në fushë “Messin”, duke dribluar për mrekulli disa lojtarë për të asistuar te Bernardo Silva, që realizoi gol të bukur.

Guardiola duket se tashmë e ka gjetur Messin tjetër, është vetëm 22 vjeçar dhe po dhuron spektakël në Premierligë. 

Sane është titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit spanjoll, të cilët, pas triumfit në Kupë, janë afër triumfit edhe në Premierligë, teksa shihen edhe si favoritë për ta rrëmbyer Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat