Çmenden në Kinë, i ofrojnë Messit më shumë se 90 milionë euro në sezon...!

Futboll

Çmenden në Kinë, i ofrojnë Messit më shumë se 90 milionë euro në sezon...!

Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:09
Lionel Messi

Afër 8 milionë euro në muaj, kaq është i gatshëm t’i ofrojë klubi Hebei Fortune Messit nëse argjentinasi vendos të transferohet në Kinë.

Klubi i Super Ligës kineze, Hebei Fortune, dëshiron ta transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, të cilët kanë filluar të sjellin disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Fortune është i gatshëm t’i bëj ofertë të bujshme prej rreth dy milionë euro në javë duke përfshirë edhe pagesën e tatimit në pagë.

Megjithatë, argjentinasi muaj më parë ka nënshkruar një kontratë të re në Barcelonën deri në vitin 2021 – me një klauzolë largimi prej 650 milionë euro.

Ditë më parë, dyshja e Atletico Madridit, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan u transferuan në Kinë te klubi, Dalian Yifang.

Sido që të jetë, kjo ëndërr e klubit kinez pritet të mbetet vetëm ëndërr pasi Messi nuk dëshiron të largohet tani për tani nga Barcelona, ndërsa vazhdimisht ka përsëritur se ëndërron të pensionohet në Argjentinë.

Messi ka realizuar 31 gola këtë edicion në 40 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat