Richards nuk luan prej 500 ditësh, por mund të dyfishojë pagën!

Futboll

Richards nuk luan prej 500 ditësh, por mund të dyfishojë pagën!

Më: 3 mars 2018 Në ora: 16:16
Micah Richards

Nëse sezoni me fanellën e Fiorentina u duk zhgënjyes për Micah Richards (20 ndeshje mes kampionatit dhe kupave në sezonin 2014/15), ishte vetëm fillimi i një rënie drastike. Nga premtim i madh i Manchester City, me debutimin në kombëtare që në moshën 18 vjeç, ish-mbrojtësi “vjollcë” është bërë një çështje e vërtetë te Aston Villa, skuadër që prej dy vitesh është në Championship, kategoria e dytë angleze.

Richards, që e nisi si kapiten aventurën e tij te kjo skuadër, ka dalë nga skena që nga tetori i vitit 2016, kur pësoi një dëmtim nga i cili ende nuk është riaftësuar. Trajneri Steve Bruce nuk e ka pasur në planet e tij dhe këtë javë ai “festoi” 500 ditë pa luajtur futboll. Gjithsesi, 29-vjeçari merr 2 milionë euro në sezon dhe në rast se Aston Villa do të ngjitet në Premier League, ai do të marrë automatikisht 4 milionë euro, sipas kontratës që ka. Aspak keq për një konvaleshent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat