E kush nuk e deshi fitoren?

Futboll

E kush nuk e deshi fitoren?

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:54
Kosova

Ishin më të mira, mbizotëruan lojën e topin e qarkulluan më mirë, ndërtuan aksione të mira, krijuan më shumë raste shënimi, një herë shënuan, vajzat e Kombëtares A, duke kaluar në epërsi, kundrejt Kazakistanit. Por të vetmen gjë që nuk arritën futbollistet tona ishte se nuk arritën të mposhtin edhe njëanshmërinë e gjyqtarëve nga Moldavia, të cilët e gjykuan një gjuajte nga pika e bardhë shumë, shumë të dyshimtë, që ia mundësoi Kazakistanit ta barazojë rezultatin dhe duke ua mohuar fitoren e plotë vashave të Kosovës. Dhe jo vetëm ky gjykim penaltie, por edhe vendimet tjera ishin plotësisht të gabueshme, jo profesionale e me tendca, sa që po të kishte një kontroll nga FIFA, kontrollorit do të i dilte shumë punë për ta përpiluar një raport që do të merrte shumë kohë e mund. Si do që të jetë vajzat e Kombëtares me  lojën  treguar dhe me rezultatin baras dëshmuan se janë në nivelin e mirë karshi skuadrave që me vite janë në arenën ndërkombëtare.

Loja plotë imagjinatë e kapitenes Edona Kryeziut, shpirti mbrojtës i portieres Besarta Lecit, bashkë me Fjolla Shalën e Lirdonë Sylën që për përbëjnë kështjellën e pamposhtur të Kombëtares dhe mesfushën dhe sulmin e pakompromis, të Valentinë Limanit, Blerta Shalës, Kaltrinë Biçkajt e Mirela Jakupit që ishte tmerri i mbrojtjes kundërshtare, na jep besimin të shpresojmë se Kombëtarja A ngadalë po ngritët në një nivel të lartë dhe për lakmi. E kush nuk e deshi fitoren, që për mendimin tim, na e mohuan gjyqtarët. Fitoren  e deshën shumë futbollistet, Shtabi teknik, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi që erdhi në përkrahje të vajzave, i cili para ndeshjes u foli atyre për mbështetjen dhe rëndësinë që jep FFK-ja dhe i uroi përftore, njëjtë edhe anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, që u bëri thirrje për një paraqitje të dinjitetshme, por ky është futbolli. mbase edhe kjo është bukuria e tij. Kosova ka një të ardhme të mirë edhe sa i përket futbollit femëror, por nevojitet pakëz durim. Vashat tona kaluan në epërsi në minutën e 66-të përmes Mirela Jakupit, pas një bashkëveprimi të mirë. Ndërsa Kazakistani barazoi nga pika e bardhë në minutën e 71-të përmes Kirgizbaves. Pas ndeshjes deklaruan:

Afërditë Fazlija , përzgjedhëse, tha: Përkundër se ishte ndeshja e tretë brenda 6 ditëve, realisht Ishim shumë të barabarta sa i përket cilësisë edhe pse ndodhë shumë më lartë në renditje. Jemi përgatitur për këtë ndeshje në aspektin taktik. Unë jam e kënaqur me angazhimin e futbollisteve. Mendoj se kjo është forca reale e Kombëtares. Mbizotëruan gjatë gjithë kohës, kemi pasur shumë aksione të mira, kemi pasur posedimin e topit. Shënuam gol nga një aksion të mirë. Por Kazakistani barazoi përmes një penaltie. Në përgjithësi vajzat i kanë zbatuar detyrat ashtu si i kishim paraparë. Mendoj se si Shtab edhe unë si përzgjedhëse jemi të kënaqur me lojë, sepse kjo pasqyrë e kësaj ndeshje na jep sghpresë se jemi në hapa të duhur si Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat