Juventus, konfirmohet mungesa e sulmuesit ndaj Tottenham…

Futboll

Juventus, konfirmohet mungesa e sulmuesit ndaj Tottenham…

Më: 6 mars 2018 Në ora: 23:49
Sulmuesit e Juventusit

Një lajm i mirë dhe një i keq për Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes së kthimit kundër Tottenham në 1/8-t e finaleve të Champions League. Trajneri i Juventus do të mund të bazohet te Gonzalo Higuain, i riaftësuar dhe i grumbulluar për transfertë në Londër, ndërsa do të bëj pa Mario Mandzukic, që është i padisponueshëm si pasojë e një tërheqje në kofshën e majtë. Në mbrojtje është në dispozicion edhe Mattia De Sciglio.

Stërvitja e sotme paradite duket se i ka dhënë të dhënat e fundit trajnerit Allegri për formacionin titullar. Përpara Buffon do të luajnë Lichtsteiner (favorit ndaj Barzagli), Benatia, Chiellini dhe Alex Sandro. Në mesfushë do të jenë Khedira, Pjanic dhe Matuidi, ndërsa në sulm, Douglas Costa dhe Dybala do të luajnë pas shpinës së Higuain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat