Berisha shtang japonezët

Futboll

Berisha shtang japonezët

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:56
Berisha

Ylli nga Kosova, Besart Berisha, shtang ekipin nga Japonia, Kawasaki Frontale. Ai me skuadrën e tij, Melbourne Victory në udhëtim barazuan me rezultat 2:2 me ekipin Kawasaki Frontale, në kuadër të xhiros së tretë të grupit F të Asia Champions League. Të dyja skuadrat ende nuk kanë shijuar fitore në fazën e grupeve, por për ekipin e Berishës është një pikë e madhe. Besart Berisha shënoi në minutën e 36-të kur barazoi rezultatin 1:1. Golat për vendasit i realizuan: Elsinho (25’) e Noborizato (55’) dhe për mysafirët: Berisha (36’) e George (90+3’ nga penalltia). Berisha luajti 86 minuta dhe u dëshmua shumë i mirë.  Kawasaki Frontale është i fundit (i katërti) me një pikë, kurse Melbourne një pozitë më lartë me një pikë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat