PSG planifikon shkarkimin e menjëhershëm të Emery, ja kush është objektivi nr. 1

Futboll

PSG planifikon shkarkimin e menjëhershëm të Emery, ja kush është objektivi nr. 1

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:25
Emery

RMC ka raportuar pasditen e mërkurë se presidenti i PSG Nasser Al Khelaifi po kalon një periudhë reflektive pas eliminimit nga Real Madrid dhe po konsideron të shkarkojë menjëherë trajnerin, stafin e zbuluesve dhe pjesën e transferimeve të skuadrës.

Nëse Emery shkarkohet atëherë në stolin e PSG do të ulet Camara dhe Maxwell deri në fund të sezonit.

Objektivi numër një i PSG për të emëruar në krye të klubit është trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino.

Luis Enrique është një tjetër trajner që po konsiderohet në rrethet ngushta të Parisit. Ai ka punuar më parë me yjet e ekipit si Neymar dhe Dani Alves.

I treti në listë është më tepër një fantazi sesa një objektiv real, pikërisht trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola.

Por dy emrat e fundit janë Antonio Conte dhe Diego Simeone, të dy aktualisht të punësuar te Chelsea dhe Atletico, por në fund të sezonit nuk do të ishte çudi që të paktën njëri prej tyre të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat