Nëse Guardiola do të kishte lindur sot, do të luante te Real Madrid

Futboll

Nëse Guardiola do të kishte lindur sot, do të luante te Real Madrid

Më: 7 mars 2018 Në ora: 23:33
Pep Guardiola

Një javë pasi Pep Guardiola i ishte bashkuar Barcelona-s në moshën 13-vjeçare, Johann Cruyff e përzgjodhi gjatë një ndeshje fëmijësh duke e identifikuar si një mesfushor defensiv, një yll i së ardhmes.

Por, nëse Guardiola do të ishte 40 vite më i ri, karriera e tij do të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Ai do të kishte luajtur te Real Madrid.

Trajneri i Manchester City-t ka kaluar vitet e para të karrierës te Gimnastic Manresa, një klub i ligës amatore në veri-perëndim të Barcelonës. Klubi ka dërguar mbi 50 lojtarë të rinj te Barcelona ndër vite.

Por marrëdhënia mes dy klubeve është mbyllur, dhe vendin e Barça-s e ka zënë Real Madrid.

Në verën e 2017, Manresa nënshkroi një kontratë bashkëpunimi me Real Madrid. Termat e akordit janë se Madrid do të paguajë 35,000 në vit për të marrë lojtarët më të talentuar të klubit modest.

Kështu që, nëse Pep do të kishte lindur në 2011, dhe jo në 2971, me shumë mundësi do të kishte shkuar në Santiago Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat