Ish-skuadra e gareth bale, Tottenham e dëshiron kthimin e tij gjatë verës së ardhshme
Uellsiani Gareth bale ka humbur vendin e titullarit në Real Madrid dhe shumicën e ndeshjeve kryesore qëndron në bankën rezervë.
Kjo ka bërë që bale të jetë i pakënaqur në Santiago Bernabeu dhe të mendojë largimin pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas Don Balon, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Tottenham Hotspur, nga e cila ishte transferuar në Real në vitin 2013.
Anglezët për shërbimet e tij kanë bërë gati 60 milionë euro, 40 më pak se sa e kishin shitur pesë vite më parë.
Ai kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Manchester United dhe Chelsea.