Ibraimi: Publiku meritoi fitore të këtillë - Bota Sot
Ibraimi: Publiku meritoi fitore të këtillë

Futboll

E hënë, 24 shtator 2018

Ibraimi: Publiku meritoi fitore të këtillë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:19
Besart Ibraimi

Shkëndija e Tetovës shkëlqen me “poker” golash (4:0) kundër Vardarit nga Shkupi dhe me avancimin në gjysmëfinale hapën rrugën drejt trofeut në Kupën e Maqedonisë. Futbollistët dhe publiku ishin në nivelin e duhur drejt realizimit të fitores bindëse, mirëpo ylli i ndeshjes padyshim ishte Besart Ibraimi, i cili bëri diferencën me hat-trick-un e shënuar në harkun kohor prej 12-të minutave. Pas ndeshjes, numri “7” i Shkëndijës vlerësoi paraqitjen e skuadrës, ndërsa meqë golat e tij erdhën në festën e 7 marsit, sulmuesi kuqezi nuk ka lëshuar rastin të urojë gjithë arsimtarët ditën e mësuesit. Ibraimi, tha: "Publiku meritoi fitore të këtillë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test