Astorit i jepet lamtumira e fundit

Futboll

Astorit i jepet lamtumira e fundit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:24
Pamje nga varrimi i futbollistit Davide Astrori

Një duartrokitje e gjatë dhe lot: kështu pritet kalimi i arkivolit të Davide Astorit përpara stadiumit Franchi në Firence nga shumë njerëz që dëshironin të japin lamtumirën e fundit të kapitenit të purpurt, i cili vdiq të dielën e kaluar.

Në funeralin e tij po marrin pjesë akteret më të mëdhenj të sportit italian, si nga federata ashtu edhe nga klubet e Serie A.

Një delegacion i ekipit Juventus erdhi direkt nga Londra, pas angazhimit të Ligës së Kampionëve. Në mesin e atyre të pranishëm ishin dhe Allegrin, Buffon, Rugani, Pjanic, Landucci, Chiellini, Barzagli dhe De Sciglio.

Astori ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës pas një sulmi në zemër në hotelin ku po qëndronte para ndeshjes kundër Udineses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat