Shanset e Skënderbeut për të fituar betejën në UEFA - Bota Sot
Shanset e Skënderbeut për të fituar betejën në UEFA

Futboll

E mërkurë, 26 shtator 2018

Shanset e Skënderbeut për të fituar betejën në UEFA

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:40
Lojtarët e Skënderbeut

Skënderbeut i duhet një mbrojtje e fortë për të rrëzuar akuzat në raportin prej 93 faqesh të dy inspektorëve të UEFA-s, të cilët kërkojnë një dënim ekzemplar prej 10 vitesh, si dhe një gjobë prej 1 milion eurosh. Jo më kot, presidenti Ardjan Takaj ka kontraktuar një studio ligjore, që është më e famshmja në Zvicër, aty ku ka selinë vetë UEFA.

Por, cilat janë disa nga avantazhet e klubit korçar për një mbrojtje nga ku mund të minimizojë dënimin e mundshëm? Hapi i parë është që Skënderbeu duhet të hedhë poshtë sistemin “BFDS”, i cili ka monitoruar lëvizjet e basteve të ndeshjeve të korçarëve.

Vërtet, ndeshjet mund të jenë të dyshimta si pasojë e fluksit të basteve, por kjo nuk faktohet në raport se janë organizuar nga klubi i Skënderbeut. Përderisa nuk ka përgjime, të penduar apo prova që implikojnë direkt drejtuesit apo lojtarët e ekipit korçar në manipulime, por merren të mirëqena vetëm lëvizjet e koeficientëve në baste, ky mund të quhet një bonus për klubin. Studioja ligjore zvicerane pritet t’i mëshojë fort këtij fakti, duke hedhur poshtë sistemin “BFDS”, që monitoron luhatjet e basteve dhe ka një kontratë prej 60 milionë eurosh me UEFA-n, shkruan panoramasport.

Një tjetër shans për shpëtimin e korçarëve është të marrin modelin italian, duke ia faturuar 2-3 lojtarëve këtë situatë, për të cilët mund të ketë pasur indice të forta se janë të përfshirë në trukime.

Shansi i fundit do të jetë KAS-i i Lozanës, ku Skënderbeu mund të shpresojë për ndonjë shkelje që UEFA mund të ketë bërë në procedurë gjatë marrjes së vendimit për dënimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test