Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich - Bota Sot
Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Futboll

E mërkurë, 26 shtator 2018

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:51
Jupp Heynckes

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka konfirmuar se klubi është duke e vëzhguar nga afër yllin e Bordeaux, Malcom.

Anësori brazilian tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë Arsenalit dhe Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit, por zgjodhi të qëndrojë në ligën franceze deri në fund të sezonit.

Malcom, 20-vjeçar, ka sugjeruar se do të kërkojë klub të ri për sezonin e ardhshëm, megjithatë, duke zbuluar se Bordeaux ka premtuar ta lejojë të largohet në verë.

Dhe Heynckes ka konfirmuar se kampioni dhe lideri aktual i Bundesligës është duke i kushtuar vëmendje atij, si dhe disa futbollistëve tjerë.

“S’e njoh lojtarin mjaftueshëm. Por, ai natyrisht është në fokusin e departamentin tonë të skautëve, siç janë edhe shumë lojtarë tjerë, po ashtu”, ka thënë Heynckes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test